Tragjedi në ishullin grek/ Mbytet varka me emigrantë, tre viktima dhe 25 të zhdukur

Një tjetër tragjedi që ka në fokus emigrantët ilegalë është shënuar në ujërat grekë. Mediat vendase raportojnë për mbytjen e një varke në ishullin Samos, ku deri në këto momente, raportohet për tre viktima.

Po ashtu, 25 persona të tjerë janë ende të zhdukur, teksa në bord ndodheshin 33 emigrantë.

I maskuar dhe me paruke, vidhet një bankë në mes të Athinës, autori...

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme, ku përfshihen mjetet e patrullimit.

Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore po ndihmon në kërkimin nga ajri.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit zonë. Erërat nga veriperëndimi me fuqi 5-6 po vështirësojnë operacionet.