Naço i thotë të bëhet ‘deputet euratlantik’, Salianji ‘s’ia përton’: Mbani një derë hapur aty dhe te komunistët, kryetari i PS u ka futur në situatë të vështirë politike

Raportimi i Ministrit të ri të Brendshëm në Komisionin e Sigurisë, Ervin Hoxha ka sjellë batuta me doza ironie mes ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji dhe kreut të komisionit, Nasip Naço.

Teksa teksa komentoi deklaraten e ministrit te Brendshem, Salianji tha se “më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë në në këto vite”.

Ndëra Naço i ka kërkuar të bëhet ‘deputet euroatlanitk’, Salainji i ka kujtuar Naços situatën e vështirë politikë në të cilën i ka futur kryetari i tyre socialist, teksa i sugjeron të mbajnë një derë hapur tek euroatlantikët.

Pjesë nga biseda:

Naço: Ju lutem bëhuni deputet euroatlantik

Salianji: E di që në situatën e vështirë politike që ju ka futur kryetari i PS, mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët edhe tek komunistët dhe cdo parti tjetër. E falënderoj sekretarin e partisë, Qefalinë për ndërtimin e vijës së partisë dhe ruajtjes që i bën kryetarit të komisionit në vijën e partisë.

Naço: E tërheq, bëhuni deputet europian

Salianji: Në ato që lexoi ministri në këndvështrimin tim, e vërtetë ishte fjalia që tha se nuk ishte i kënaqur me punën e Ballës, Cucit dhe Xhafës. Më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë në në këto vite. Vetë ministri i Brendshëm thotë se është i pakënaqur. Meqe është i pakënaqur, tek cila pjesë është i pakënaqur?