", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/September/23/auto_perqafimi1727081091.jpg", "width": 900, "height": 596 } }

Ter Stegen pritet të mungojë tetë muaj, gjest solidariteti nga rivali i Realit

Thibaut Courtois e di mirë se çfarë po kalon Ter Stegen sot. Portieri belg u lëndua para fillimit të sezonit të kaluar dhe nuk mundi të rikthehej në fushë deri në pjesën e fundit të sezonit. Për këtë arsye, madrileni ka dashur të bëjë një gjest solidariteti për kolegun e tij të Barcelonës, të cili i ka dërguar një mesazh përmes rrjeteve sociale pasi mësoi për dëmtimin e tij të rëndë.

"Më vjen keq për dëmtimin, Ter Stegen, më ka lënduar shumë kur të pashë duke u larguar nga fusha kështu. Shpresoj që të shërohesh shpejt dhe të shihemi sërish në fushë", ka shkruar Courtois në rrjetet e tij sociale, mesazh ky i shoqëruar me një foto ku të dy portierët shfaqen duke u përqafuar.

Lëndimi shumë i rëndë i Ter Stegen

Nëse vërtetohen parashikimet, portieri gjerman i Barcelonës do të jetë jashtë fushës për rreth tetë muaj. Ai mund të ketë këputje totale të tendinës në gjurin e tij të djathtë. Një dëmtim i ndodhur kur ai ra pas një kërcimi për të kapur një top në zonë.