Malltezi: SPAK ka kryer shkelje të rënda për të mbuluar kallëzimin e rremë të Ballës, arrestimi për interesa politike

Argita Malltezi së bashku me avokatët e kreut të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbëll Malltezi kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK sa, i takon hetimeve të kryer ndaj tyre, si të përfshirë në ndryshimin e paligjshëm të destinacionit të pronës së 'Kompleksit Partizani'.

Malltezi ka publikuar të gjitha shkeljet e rënda që SPAK ka kryer në hetimin e dosjes dhe fakteve të fabrikuar prej tyre, me qëllim arrestimin e Berishës dhe Malltezit për interesa të qarta politike, pasi në dosje nuk ka asnjë provë ose fakt të vetëm që i implikojnë dy të akuzuarit në dosjen e 'Kompleksit Partizani'.

"Masa e sigurisë ndaj Malltezit dhe Berishës e marrë në tetor të vitit të kaluar sot është shtuar ,me falsifikime të tjera që demonstrojnë frikën e prokurorëve special për të fshehur krimet e tyre të kryer dhe duke fshehur falsifikuar dokumenta të tjera zyrtare dhe duke mbajtur në mënyrë të paligjshme me masë sigurie maltezin dhe Berishën për interesa të pastra politike.

Nuk i kemi të gjitha dosjet por kemi një ide për veprimet që janë kryer dhe kemi 75% të dokumentave dhe nuk kas një fakt të cituar dhe referuar për Berishën, nuk thuhet se s ie ka shkelur Berisha ligjin dhe si e ka shkelur ligjin.

Për dokumentat e sjella për Malltezin janë kontrata të lidhura civile dhe janë lidhur në përputhje me ligjin dhe SPAK nuk e specifikon se ku është bërë shkelja. Ka lidhur firma e ndërtimit kontratë  me familjet pronare mbasi e tregon të gjithë këtë histori ku Malltezi është një nga personat që është pronar ka lidhur dhe ai kontratë me firmën e ndërtimit dhe sipas SPAK kjo tregon që Malltezi ka marrë përsipër ndryshimin e destinacionit. E keni këtu dhe ju nëse gjeni një gjë kundër jam e gatshme të përgjigjem përpara jush.

Aktakuza është një dekoratë për Berishën pasi ka bërë vetingun 30-vjeçar të familjes së tij dhe ku tregohet se nuk ka shkelur kurrë ligjin, dhe nëse e ka shkelur atëherë do të ishte përpara drejtësisë për tu përballur me shkeljet e veta dhe jo të jetë në gjyq për tokën e gjyshes së Malltezit.

Kjo akt akuzë tregon me fakte falsifikimet që janë bërë në ato që janë shtyllat kryesore të hetimit.

Në radhë të parë në lidhje me pronën, nuk kanë mundur më të shtyhen me mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se prona ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne u kemi vënë që në gusht dokumenta në dispozicion që provonin kthimin e pronës dhe kemi bërë publike përpara jush dokumentat që lidhen me fletoren zyrtare. Këto fletore zyrtare janë online në biblotekën kombëtare dhe me qëllim i ka injoruar dhe nuk i është përgjigjur kurrë dhe 70 faqe të akuzës janë tymnajë e SPAK që prona është e rikujtuar dhe jo shpronësuar dhe tani po tërhiqet nga këto akuza pasi është kapur mat SPAK dhe tani hedhin dyshime se në 1946 nuk  u del prona, edh kjo një mashtrim. Në dokumentat zyrtare tregojnë që familjet pronare në Tiranë janë kufitar me familjen Begeja dhe tregon që këta e kanë pasur pronën.

Të gjitha sipërfaqet e matura nga italianët janë me dokumeta, dhe këto harta fazat e shpronësimit janë të gjitha në arkivat shqiptare dhe SPAK  i ka pasur të gjithë dhe tani vjen rrethe  rrotull pasi i intereson të thotë se ka pasur dyshime për shpronësimin në mënyrë që të justifikojë fshehjen e krimit të kallëzimit të rremë të Ballës që e ka mbuluar prej kaq kohësh dhe arrestimin e paligjshëm të Berishës dhe Malltezit për këtë fakt që dyshohet se toka është e shpronësuar. I kishin të gjitha dokumentat që tregonin që prona nuk është e shpronësuar. Thonë që e kanë ndryshuar destinacionin e pronës Berisha dhe janë shtyrë më thellë në falsifikimin e dokumentave zyrtare. Thonë që e ka ndryshur Berisha nëpërmjet KRRT, për ata që nuk e dinë është që KRRT është e bashkisë dhe KRRTSH është e kryesuar nga drejtuesi i qeverisë. E para kryesoje nga Rama në atë kohë dhe e fundi kryesohej nga Berisha. Ata e konsiderojnë Berishën kryetar të KRRT pasi sipas tyre shumica e anëtarëve të këtij institucioni janë shumica e koalicionit qeverisës.

Fakti është që në maj të 2005 pa qenë të informuar familjet pronare u ndryshohet destinacioni pronës. Provohet që nuk e dinin amiljet pronare pasi 10 ditë më vonë i japin të drejtën firmës ndërtuese të ndryshojë destinacion9n e pronës ndërkohë që asaj prone i është ndryshuar destinacioni 10 ditë më parë.  Më pas e ka miratuar në KKRT, brenda tre javësh ndërsa Berisha si kryetari i KRRTSH e kaloj mbas 6 muajve. Berisha e kaloj mbas 1 viti përplasjesh që ka ndodhur për zogun e Zi dhe u desh një ndërhyrje e jashtme për të rregulluar kompetencat mes KRRT dhe KRRTSH dhe sipas vendimit të GJK ajo vendosi në kah të KRRT që janë kompetencë e bashkive. Për rrjedhojë KRRTSH miratoi në bllok, jo ndryshimin e zonës së klubit partizani por 11 vendime të KRRT që kishte dërguar bashkia Tiranë."