Shtet brenda shtetit! Avokati/ Kushtetuta thotë, Shqipëria është një e vetme e pandashme, vendimi i Ramës absurd

Në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë shënjestruar qeverisjen e korruptuar dhe narkoshtetin e Edi Ramës, ky i fundit gjen mënyrën se si të tërheqë vëmendjen nga skandalet e tij.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri ka bërë të ditur për median amerikane ‘Neë York Times’ se ka në plan të krijojë një shtet brenda shtetit.

Bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, ku kjo e fundit do të qeveriset nga bektashinjtë.

Avokati Arjol Kondi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se Kushtetuta e thotë mjaftë mirë se Shqipëria ëhstë një shtet Sovran, si një pjesë e vetme dhe e pandashme dhe vendimi i marrë nga qeveria Rama mbetet diçka absurd në thelb.

"Problemi i parë qëndon te fakti që ne kemi një Kushtetutë e cila parashikon atë shtetin fetar kështu që nuk mund të çohet një kryeministër sot nesër apo pas 20 vitesh  të heqë një pjesë të territorit”- u shpreh avokati

Deklarata:

"Sinqerisht që kjo çështje për mua është diçka shumë serioze dhe mund ta trajtojmë për ta ç'dramatizuar me pak ironi apo humor, por është shumë serioze.

Problemi i parë qëndon te fakti që ne kemi një Kushtetutë e cila parashikon atë shtetin fetar, kështu që nuk mund të çohet një kryeministër sot nesër apo pas 20 vitesh  të heqë një pjesë të territorit.

Ne kemi një precedent për këtë problem, rasti i ujërave detare me Greqinë,  ku Gjykata Kushtetuese ku shumë lehtë e tha që përpos atyre anëve teknike e teorike sa i përket autorizimit nga kryeministrit GJK nga faqja 21 thotë mjaft mirë se Shqipëria është shtet sovran si një pjesë e vetme e  pandashme.

Kështu që nuk mund të çohet asnjë përfaqësues shteti ta shesë apo ta dhurojë atë sepse kjo do ishtë një precedent shumë i rrezikshëm".

Klea Sula/ Syri.Net