Dëmtimi i Ter Stegen, Barcelona kërkon portier, alternativë edhe Etrit Berisha?

Dëmtimi i Marc ter Stegen ka krijuar një problem të madh te Barcelona. Në pritje të konfirmimit të shkallës së dëmtimit të gjurit të tij të djathtë, portieri gjerman mund të mungojë për tetë muaj. Kjo do të thotë se Iñaki Peña do të jetë portieri i vetë, i ekipit të parë në skuadër.

Barça mund t'i drejtohet merakos për të gjetur një portier që është për momentin pa kontratë, por nuk ka shumë kandidatë që mund të përforcojnë portën e Barçës.

 

1 - Keylor Navas, 37 vjeç

Një njohje e vjetër e futbollit spanjoll. Veteranit nga Kosta Rika i ka përfunduar kontratën me PSG-në dhe ka mbetet pa ekip. Ai ka përvojë të madhe, pse vitet e fundit ka luajtur pak.

2 - Jordi Masip, 35 vjeç

Ish-anëtar i La Masias. Portieri katalanas i ka përfunduar kontratën me Real Valladolidin dhe nuk ka nënshkruar për asnjë ekip në këtë merkato verore. Ai ishte portieri zëvendësues i Barçës midis 2014 dhe 2017.

3 - Edgar Badia, 32 vjeç

Një tjetër portier me përvojë në La Liga. Ai e filloi sezonin te Elche, por klubi i ndërpreu kontratën në ditën e fundit të merkatos.

4 - Jiri Pavlenka, 32 vjeç

Ka karrierë të gjatë tek Werder Bremeni dhe në përfaqësuesen e Çekisë. Po kërkonte të nënshkruante për një klub në Arabinë Saudite, por inkorporimi i tij nuk u finalizua dhe ai është ende i lirë.

5 - Loris Karius, 31 vjeç

Kujtimi i finales së Championsit kundër Realit të Madridit ende e përndjek. Kaloi dy sezonet e fundit te Newcastle dhe luajti vetëm dy ndeshje, megjithëse një ishte finalja e FA Cup.

6 - Tomas Vaclik, 35 vjeç

Një tjetër portier me të kaluar në La Liga. Luajti pjesën e fundit të sezonit të kaluar për Albaceten dhe ishte çelësi për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Dytë.

7 - Etrit Berisha, 35 vjeç

Një karrierë e gjatë në Serinë A dhe i padiskutueshëm prej vitesh në kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli.

8 - Tomas Koubek, 32 vjet

Zëvendësues i rregullt i Augsburgut në sezonet e fundit dhe me përvojë ndërkombëtare me Çekinë.

9 - Alexandre Letellier, 33 vjeç

Portier zëvendësues i PSG-së në katër sezonet e fundit, por mori pjesë vetëm në dy ndeshje.

10 - Kostas Lamprou, 33 vjeç

Përvojë e gjerë në Eredivisie, madje edhe tek Feyenoordi dhe Ajaxi. Portieri grek i dha fund kontratës me Feyenoordi pas një sezoni pa minuta.