Vëllezërit shqiptarë thyejnë një tjetër rekord Guinness

Vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur një rekord të ri botëror në disiplinën rolla bolla. Ata arritën të kryejnë 11 pompa të njëpasnjëshme, duke mbajtur një person mbi një tabelë ekuilibri.

“Ne mbajtës të rekordeve botërore Guinness! E bëmë përsëri! Këtë herë, ne thyem rekordin për shumicën e shtytjeve të njëpasnjëshme në një Rolla Bolla. Balancimi, përshtatja dhe sinkronizimi i aftësive tona, kjo ishte gjithçka që bëmë!”, shprehen vëllezërit në Instagram, ku kanë ndarë edhe momentin nga sfida.

 

Ky është rekordi i dytë botëror që kanë vendosur së bashku. Më herët ata u shpallën kampionë në lidhje me sfidën për të qëndruar gjatë në një rolla bolla, me sy të lidhur, për rreth 61.95 sekondash.