Me shpejtësi me motor pa leje drejtimi! E pëson 19-vjeçari në Shkodër

Policia në Shkodër lajmëron se ka arrestuar një 19-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia.