Suksesi në derbi, Abraham: Kjo fitore shkon për tifozët, fryma e grupit u shpërblye

Tammy Abraham, sulmuesi i Milanit, ka folur  për kanalet e klubit kuqezi, pas suksesit në derbin ndaj Interit, duke e cilësuar një fillim të mirë dhe këtë fitore ia dedikuan tifozëve kuqezi. 

“Faleminderit tifozë! Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, ishte derbi im i parë. Ne donim të fitonim dhe jemi shumë të lumtur që ia dolëm.

Kjo fitore shkon për tifozët tanë, festojmë me ta”. Sot fryma e grupit u shpërblye… Gjithmonë e kemi ditur që jemi një ekip i shkëlqyer, kemi lojtarë të mirë, pastaj po punojmë mirë në stërvitje. E dimë që nuk kemi pasur fillimin më të mirë të mundshëm sezonal, por në të njëjtën kohë e dinim edhe që dita e sotme ishte e rëndësishme.

Ne donim t’u tregonim të gjithëve se mund të luftojmë, se jemi ‘gjallë’ akoma. Nga minuta e parë deri në të fundit luajtëm si ekip, krijuam shanset të mira dhe shënuam dy herë. Ju mund të na shihni të gjithëve duke u gëzuar dhe të lumtur për këtë sukses në derbi. Keni patur një ndikim të mirë te Milani… Doja shumë të shënoja sonte, në derbin tim të parë. Nuk ia dola, por më e rëndësishmja është që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time. Erdha me besim dhe dëshirë te Milani. Pata një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar, erdha këtu për të treguar sa vlej. Jam kthyer, siç thashë, më duhej të shënoja, por gjëja më e rëndësishme është që fituam. Tani është koha për të festuar me shokët e mi dhe tifozët.