Krenaria e Fonsecas: Fitore për lojtarët, askush nuk e kishte vënë kaq shumë në vështirësi Interin

Milani u rikthye fitimtar në derbin kundër Interit, sukses që ngjan si hakmarrje për Paulo Fonsecan, i cili zgjodhi ndeshjen më delikate për të shkundur skuadrën e tij:

“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe ne nuk e kishim fituar për një kohë të gjatë, por edhe për momentin që po kalonim. Djemtë treguan shumë guxim dhe ne e merituam të fitonim sepse nuk më kujtohet prej kohësh një ekip që u ka krijuar kaq shumë probleme zikaltërve”.

Ndër më të mirët në fushë, Alvaro Morata, mori vlerësime maksimale nga trajneri portugez për sakrificat e tij në fushë:

 “Ai luajti të njëjtin rol që kishte Reijnders në ndeshjet e tjera, por pa dyshim që janë lojtarë të ndryshëm, sepse Alvaro bën lëvizje të ndryshme. Megjithatë, roli dhe struktura ishin të njëjta, ishte e rëndësishme ta kishim pranë Abrahamit, që bëri një punë të shkëlqyer”.

Fonseca do të përjetojë një javë më të qetë për sa u përket thashethemeve për të ardhmen e tij:

"Pak ndryshime për mua sepse nuk shikoj dhe nuk dëgjoj asgjë. Sigurisht që do të jetë një javë në të cilën do të kemi më shumë besim, por e rëndësishme është që djemtë të vazhdojnë të punojnë me besim. Ishte një fitore për lojtarët.”