Axhenda e javës së 7-të të Superiores, siparin e ngre supersfida Egnatia-Partizani

Java e shtatë e Superiores është planifikuar të zhvillohen në 3 ditë. Siparin do ta ngrejë supersfida mes Egnatias dhe Partizanit e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e premte prej orës 16:00.  

E shtuna vjen me dy duele interesante, ajo mes Laçit dhe Teutës në orën 16:00 dhe Dinamo-Vllaznia në orën 19:00. 

Java e shtatë mbyllet ditën e diel me dy duelet e fundit. Në orën 16:00, Bylisi do të masë forcën me Elbasanin ndërkohë që në orën 19:00, Tirana do të ketë përballë Skënderbeun.  

AXHENDA E JAVËS SË SHTATË: 

E PREMTE: 

EGNATIA-PARTIZANI ORA 16:00 

E SHTUNË:         

LAÇI-TEUTA ORA 16:00 

DINAMO-VLLAZNIA ORA 19:00 

E DIEL  

BYLIS-ELBASANI ORA 16:00 

TIRANA-SKËNDERBEU ORA 19:00