Shkodër/ Autori lëvizte në këmbë, u largua nga vendngjarja dhe…Pistat ku po heton policia

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e mbrëmjes në banesën e shtetasit Filip Dodaj në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.

Një person ende i paidentifikuar hodhi lëndën plasëse në oborrin e shtëpisë dhe më pas u largua në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 të 22 shtatorit. Pronari i banesës ku shpërtheu tritoli Filip Dodaj, 62 vjeç thotë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund të jetë autori i lëndës plasëse.

Një komshi ngjitur me banesën ku shpërtheu tritoli, shtetasi Tonin Dodaj tregon se zhurma ishte e fortë dhe se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombol gazi.

Pas shpërthimit në Bushat menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet paraprake.

62-vjeçari Filip Dodaj ka një magazinë peshku ndërsa po ashtu jeton e punon mes Shqipërisë dhe Italisë duke u marrë edhe atje me tregti sëbashku me dy djemtë që ndodhen në shtetin italian. Një pistë mbetet pronësia për shkak të një konflikti të hershëm, por policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.