Tërmet i fortë në Greqi, magnituda dhe epiqendra

 

Një tërmet me magnitudë 4.0 Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar rreth orës 21:24 (me orën lokale). Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 16 kilometra në jug-juglindje të  Kalendzit  me një thellësi fokale 14 kilometra. Tërmeti është ndjerë edhe në Patra.

Deri më tani mediat helene nuk raportojnë për dëme apo për të lënduar.