OKB/ Presidenti i Iranit: Pa paqe s’ka të ardhme, fatkeqësisht jetojmë në një botë me standarde të dyfishta!

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, teksa mer pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (OKB), dha mesazhin i Republikës Islamike për botën, ku tha se paqja dhe siguria duhet të jenë mbizotëruese në një kohë luftërash.

Pezeshkian tha se mesazhi i Iranit për paqe dhe siguri është slogani i Kombeve të Bashkuara, drejt një të ardhmeje me zhvillim për të gjithë.

‘Në vend të gjakderdhjes, luftës dhe vrasjeve, ne duhet të krijojmë një botë ku të gjithë njerëzit mund të jetojnë të qetë, pavarësisht nga ngjyra, raca, përkatësia etnike dhe vendi i origjinës së tyre’, tha presidenti Iranian.

"Për fat të keq, bota në të cilën jetojmë, momenti nuk është i tillë, pasi ka standarde të dyfishta, disa janë të mira e disa të këqija, dhe që lindin probleme me të cilat përballemi sot”. 

“Të gjithë që jetojnë në këtë planet tokë duhet të kenë mundësi të barabarta”, shtoi ai.

Gjatë qëndrimit të tij 3-ditor në Nju Jork, presidenti iranian është planifikuar të takohet me një sërë liderësh botërorë, zyrtarë të vendeve të tjera, figura fetare si dhe personel mediatik dhe emigrantë iranianë./ IRNA