Deklarata e Trump: Nëse humbas këto zgjedhje, nuk kandidoj më

Ish-presidenti Donald Trump ka thënë se nuk pret të kandidojë sërish për zgjedhjet në vitin 2028 nëse humbet në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në SHBA.

Trump, 78 vjeç, ka qenë kandidati republikan për tre zgjedhje kombëtare radhazi

Në një intervistë, ai u pyet nëse mund të parashikonte një tjetër kandidim në rast se humbet përballë Zëvendës-Presidentes Demokrate Kamala Harris.

“Jo, nuk e bëj. Nuk e shoh fare si mundësi”, u shpreh ai.

Por Trump shtoi se shpreson se rezultati nga këto zgjedhje do të jetë shumë i suksesshëm.

Në të kaluarën, manjati i pasurive të paluajtshme rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve, më shpesh duke ndezur mbështetësit me fjalime dhe postime në mediat sociale duke premtuar fitore në votime.

Por kjo është hera e dytë në katër ditë që ai përmend një shans për humbje.

Gjatë një tubimi të mbajtur nga Këshilli izraelito-amerikan të enjten, ai përmendi humbjen dhe sugjeroi se çdo humbje e tillë do të ishte pjesërisht faji i votuesve hebrenj.

“A e dinë se çfarë dreqin po ndodh nëse unë nuk i fitoj këto zgjedhje?” tha ai, sipas raportimeve të ndryshme në media.

“Dhe populli hebre do të duhet të bëjë shumë për këtë, sepse nëse 40 përqind e elektoratit tuaj më mbështet mua, kjo do të thoshte që 60 përqind votojnë për armikun”, shtoi ai.

Njohjet e Trump për një humbje të mundshme mund të pasqyrojnë se si perspektivat e Partisë Demokratike kanë ndryshuar që kur Harris u bë kandidati i saj pas vendimit të Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara.