Vjosa Osmani: Mërgata në Amerikë, forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar dje mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati atje.

“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe disa foto nga takimi me mërgatën në SHBA.