‘Shteti Bektashi’/ Berisha-besimtarëve: Miqtë e mi bektashinj kudo që jeni, nuk e ka për ju! E ka për veten e tij, prandaj kujdes

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje besimtarëve bektashinj të tregojnë kujdes me iniciativën e re të kryeministrit Rama, për krijimin e një Shteti Bektashi.

Kjo pasi siç tha Berisha, është një nismë për vetë Ramën dhe jo për besimtarët, pasi kërkon të largojë vëmendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet dhe qëndrimet antishqiptare.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narko-shtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.

Të dashur miq!

Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.

E ka për sulltanatin e Surrelit.

E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.