VIDEO/ Xhetani: Rama antishqiptar, detyron të rinjtë të largohen! Vendi ka nevojë për reforma në arsim e ekonomi

Studentja Denada Xhetani nga Rruga e Shpresës në ditën e  265 të qëndresës qytetare snë mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha ka bërë thirrje të rinjve që të mos braktisin vendin, por të qëndrojnë për t’i bërë ballë një antishqiptari si Edi Rama.

Sipas Xhetanit, për shkak të korrupsionit qeveritar dhe mungesës së reformave të thella në arsim dhe ekonomi, të rinjtë janë detyruar të largohen nga Shqipëria.

Sot është koha, tha Xhetani që të sprapsim këtë qeveri, e cila nuk meriton të udhëheqë vendin.

Në Shqipëri çdo ditë ndodh një skandal. Kjo qeveri s’po ofron më asgjë. Arsimi është lënë në harresë nga kjo qeveri, i shkatërruar nga korrupsioni edhe për shkak të mungesës së reformave të thella. Po detyrohemi të largohemi nga këtu. Ky është akti më i madh i tradhtisë që një qeveri mund t’i bëjë popullit të saj. Rinia pa perspektive, oligarkët pasurohen, shkatërrim i kombit. Gjithë shteti po rrëzohet në sytë tanë. S’kemi drejtësi, shëndetësi e punësim.

Një qeveri që mendon për vete e pasurimin e vet. Ata fshihen pas murit të luksit të tyre, s’i dëgjojnë shqetësimet tona. Duhet të themi mjaft e të kërkojmë drejtësi. Reforma në arsim e ekonomi. Të tregojmë se Shqipëria s’është tokë e humbur. Nëse shuhet arsimi, shuhet kombi. Një qeveri që s’i sheh shqetësimet tona, s’meriton të udhëheqë. Rama s’mban premtimet, është një antishqiptar që duhet të shporret.