Derbi i rekordeve/ Inzaghi me Lautaron, Fonseca i beson Maignan, ja si rreshtohen skuadrat

Inter – Milan është sfida e madhe e mbrëmjes së kësaj të diele. Derbi i Milanos, pa dyshim i rekordeve për sa i përket shikueshmërisë dhe të ardhurave, gati të mbërthejë para ekranit të pasionuarit e futbollit.

Gjashtë fitore radhazi për zikaltrit në gjashtë takimet e fundit, një tabu për t’u thyer nga “Djalli” edhe për të ruajtur “kokën” e Fonsecas.

Inzaghi preferon nga minuta e parë Lautaron, i cili luajti vetëm në fundin e ndeshjes përballë City-t në Champions, Është riaftësuar plotësisht edhe Dimarco, i cili pati probleme fizike gjatë ditëge të fundit.

Edhe Fonseca i beson një fanellë titullari portierit Maingan, i zëvendësuar në humbjen me Liverpoolin në Champions. Një mbrëmje spektakli është përpara.