Netanyahu: Gjysma e pengjeve në Gaza janë ende gjallë! Sundimi ushtarak, s'është qëllim!

Kryeministri izraelit, Menjamin Netanyahu beson se gjysma e pengjeve të mbajtura në robëri në Gaza janë ende gjallë.

Deklarata e kreut të qeverisë izraledit u bë në një seancë me dyer të mbyllura në Komitetin e Jashtëm dhe Sigurisë të Knesset, raportojnë mediat izraelite.

Duke iu referuar të ardhmes së Gazës, Netanyahu theksoi se qëllimi tij nuk është sundimi ushtarak.

"Për mua, sundimi ushtarak nuk është qëllimi. Le të mos aneksojmë Gazën".

Ndërkohë shefi i ushtrisë izraelite është zotuar të godasë ‘këdo që kërcënon' izraelitët.

Sipas tij, operacioni i vazhdueshëm i ushtrisë kundër grupit Hezbollah me bazë në Liban ishte një "mesazh" për armiqtë e vendit në rajon dhe më gjerë.

"Ky operacion kundër zinxhirit komandues të Hezbollahut është një mesazh i qartë për Hezbollahun, por është gjithashtu një mesazh për Lindjen e Mesme dhe më gjerë: Ne do të godasim këdo që kërcënon qytetarët e shtetit të Izraelit," tha gjeneralit Herzi Halevi në një video-deklaratë./ ANSA.