Lutfi Dervishi zbulon ‘reformën’ e re administrative. Ja si ndahet ajo…
Gazetari Lutfi Dervishi përmes ironisë ka zbuluar ‘reformën’ e re administrative, teksa i referohet idesë së krijimit të një shteti brenda shteti të Bektashinjve, i prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dervishi ka renditur edhe 15 ndarjet e reja administrative të reformës së re.
Në përbërje të kësaj reforme të prezantuar nga gazetari Dervishi, me ironinë e tij therëse nuk kishte si të mos mungonte Sulltanati i Surrelit, duke iu referuar shtëpisë së kreut të qeverisë.
Statusi:
Reforma e re territoriale:
1. Shteti Sovran i Bektashinjve
2. Republika e Korçës
3. Bajraku i Mirdites
4. Kalifati i Peqinit
5. Emirati i Kavajes
6. Dukati i Madh i Elbasanit
7. Emiratet e Bashkuara të Laberisë
8. Dinastia e Kamzës
9. Pashallëku i Kurveleshit
10. Principata e Libofshës
11. Krahina autonome e Librazhdit
12. Shtetet e Bashkuara të Tropojës
13. Konfederata e Myzeqesë
14. LartMbreteria e Matit, qendra Burgajet
15. Vlora, në adminstrim ndërkombëtar
16. Shëngjini, statusi i San Marinos
17. Federata e Vorio -Epirit
18. Republika Popullore e Kuçovës
19. Sulltanati Surrelit