'Shqipëria, një vend me shtete brenda shtetit?'/ Manjani: Rilindasit e vërtetë po rrotullohen në varr nga politikat përçarëse të Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka bërë një postim të ashpër në Facebook duke ironizuar situatën politike dhe administrative të Shqipërisë.
Manjani kritikoi ashpër hapjen e debatit mbi shtetin brenda shtetit, duke u shprehur se kjo temë është përçarëse dhe pa logjikë për një politikan që e konsideron veten si pjesë e Rilindjes. Sipas tij, rilindasit e vërtetë promovonin një Shqipëri të bashkuar, ndërsa Rama, në mënyrë ironike, promovon një shtet "brenda shtetit" të Baba Mondit, duke krijuar një përçarje fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve. 

Ylli Manjani, përveç kritikave të tij të ashpra, ka ngritur edhe një pyetje thelbësore se çfarë interesi ka një politikan që i hyn një rruge të tillë?

Sipas Manjanit, kjo lëvizje politike nuk ka logjikë reale dhe i shërben vetëm për të tërhequr vëmendjen, pa ndonjë përfitim të dukshëm për vendin. Pyetja e tij ngre dyshime mbi motivet e fshehta të një politikani që promovon një ndarje të tillë, në vend që të bashkojë vendin nën një ide të përbashkët siç bënë rilindasit e vërtetë.

POSTIMI I PLOTË


Është e paimagjinueshme sa shtete brenda shtetit, republika e principata mund të krijoheshin në këtë piç vend!
E sigurtë është që Ed Ramës do ti ngelej vetëm shteti i Surrelit.
Shkodra, Lezha, Mirdita, Mati, Tropoja, Durrësi, Kruja, Elbasani, Korça, Sarandë-Himarë-Dropulli, Vlorë -Tepelena dhe Berati, të gjitha këto kanë traditë vetëqeverisëse vetë ose me të huaj.
Venediku, Franca, Italia, Greqia e Turqia, nga njëra anë si dhe Bushatlinjtë, Markagjonët, Kastriotët, Muzakajt, Zogolli etj nga ana tjetër kanë lënë tradida vetqeverisëse shumë më të forta se gjyshata e Baba Mondit.
Edhe princit i Libofshës i takon një copë myzeqe,aq sa do ta lejonin Muzakajt e Beratit, se ka mbështetje në rrjetet sociale... [😀]
Sinqerisht nuk e kuptoj llogjikën reale të një politikani që, për më tepër e quan veten Rilindas, të rihapë një temë kaq përçarëse sa kjo e shtetit brenda shtetit.
Rilindasit e shkrete promovonin Shqipërinë unike dhe shqiptarinë si fe unike. I rilinduri Ramë promovon shtetin brenda shtetit të Baba Mondit, shtet muslimanësh kundër muslimanëve dhe në zili ndaj të krishterëve!!
Rilindasit e vërtetë janë duke u rrotulluar nëpër varret e tyre nga sikleti.
Deri tek tërheqja e vemendjes e kuptoj, por më tej ska më asnjë llogjikë.
Nejse, sidoqoftë ja vlen argalisja me budallëqe të tilla, aq më tepër që në këtë vend ku kanë mbirë trutë e gomarit gjithandej.
Në fund të fundit, siç kemi thënë, nuk na kanë hije hiç këto punët e shtetit. [😔]