PD hap degën në Parma/ Berisha: Rama s’ndalet para asgjëje për t’u rrëmbyer mandatin. Protesta të fuqishme për votën e lirë!

Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një lidhje direkte me degën e PD në Parma të Italisë, ka ngritur shqetësimin për votën e lirë që sipas tij, po përpiqet të bllokohet me çdo formë a mënyrë nga autokrati Rama.

Teksa ka përshëndetur anëtarësimet e reja, Berisha tha se kontributi i diasporës është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa theksoi nevojën për një betejë ndaj regjimit të narkoshtetit, si e vetmja mënyrë e garantimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.

Sipas Berishës, situata në Shqipëri në rrafshin zgjedhor është një autokraci elektorale, duke e krahasuar me regjimin e Lukashenkos dhe Maduros.

Berisha solli në vëmendje para diasporës shqiptare në Itali, atë çfarë ndodhi me Bashkinë Himarë, ku Rama për interesa të tij mafioze i rrëmbeu mandatin të zgjedhurit të opozitës.

Do të japim çdo kontribut të mundshëm për partinë simotër, me të cilin na lidh një bashkëpunim i ngushtë që nga vitet ’90. Situata në Shqipëri në rrafshin zgjedhor, është autokraci elektorale, identike me Bjellorusinë e Lukashenkos dhe Vednezuelën e Maduros. Regjimet kontrollojnë vullnetin e qytetarëve. Ne jemi të angnazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në Shqipëri. Në mënyrë të përsëritur është faktuar se Rama s’respekton asnjë standard ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk njeh asnjë rregull. Nuk ndalet para asgjëjë, për t’u rrëmbyer mandatin që ju takon.

E vërteta është se pas këtij, qëndronin interesa mafioze të Ramës për trojet dhe tokat e Himarës. Përjashtoi nga votimet mbi 6 mijë votues në një proces aspak ligjor. Himara në këtë rast tregoi se cili është qëndrimi i këtij autokrati ndaj zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur në këtë betejë. Kjo betejë duhet të kurorëohet  me qeveri teknike dhe fitore. Pres nga degët e PD në Itali, kontributin më të madh në këtë betejë. Jemi para një regjimi që s’respekton rregullat, të rikthejmë votën e lirë përmes një qeverie teknike.