Në Singapor triumfon Norris, diferenca me Verstappen shkon 52 pikë

Lando Norris triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1 në një garë të cilën e dominoi nga fillimi deri në fund. 24-vjeçari ishte disi me fat në cirkuitin e Marina Bay, pasi njëvendëshja e tij McLaren preku dy herë murin, por shpëtoi pas asnjë dëmtim serioz.

Norris mundi me lehtësi Max Verstappenin e Red Bullit, që e kaloi i dyti vijën e binishit, ndërsa McLaren ti Oscar Piastrit e kaloi i treti.

George Russell i Mercedesit përfundoi i katërti, shoku i tij i skuadrës, Leëis Hamilton, në të gjashtin dhe Charles Leclerc i Ferrarit në të pestin.

Triumfi i Norris do të thotë diferenca me rivalin e tij në kampionat, Verstappen, është ngushtuar në 52 pikë me gjashtë gara të mbetura.