Davies, mes rinovimit dhe lamtumirës: Sido që të shkojë, do t’ju mbaj në zemër

Bayerni i Mynihut nuk i ka humbur ende shpresat për të mbajtur mbrojtësin e krahut, Alphonso Davies, pavarësisht se kontrata skadon në fund të sezonit dhe sirenave që vinin nga Reali i Madridit, që u përpoq ta merrte në verë për ta vënë nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Siç raporton media gjermane, klubi bavarez do të durojë deri në momentin e fundit për të rinovuar kontratën e anësorit kanadez dhe në javët në vijim do të vendosë në tryezë një ofertë të re për të larguar Realin.

 “Mendja ime tani është të luaj dhe të jap më të mirën për Bayernin,” shpjegoi Davies pas ndeshjes së fundit të kampionatit. “Unë dua të fitoj çdo ndeshje dhe kjo është ajo që po mendoj për momentin, nuk mendoj për asgjë tjetër veçse të bëj mirëpër këtë skuadër. Pavarësisht nëse do të qëndroj apo do të largohem në fund të vitit, do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time”. Kjo fjali e fundit duket se nuk u jep shpresë tifozëve të klubit gjerman për një zgjatje të mundshme të bashkëpunimit.