SYRI TV/ Edicioni i 15 i konkursit të fotografisë në Fier, Ernest Baba shpallet fitues me ‘Prek me sy’

Edicioni i 15 i konkursit ndërkombëtar të fotografisë ‘Fokus Award’ organizuar në Fier, u fitua nga shqiptari Ernest Baba me foton “Prek me sy”. Ky konkurs ka marrë përmasa më të mëdha duke gjetur përhapje jo vetëm në rajon, por edhe në vende të ndryshme të botës.

SYRI TV 

Ernest Baba nga Shqipëria me foton “Prek me sy” u shpall fitues i vendit të pare dhe i shumës së një mijë dollarëve në edicionin e 15 të konkursit ndërkombëtar të fotografisë ‘Fokus Award’ organizuar në Fier.

Drejtori ekzekutiv i këtij konkursi Arben Alliaj pohoi se këtë vit ka pasur një tjetër qasje, duke i dhënë më shumë hapësirë fotografisë së word press.

Organizatorët u shprehën se Fokus Award ka marrë dimesione jo vetëm në rajon por edhe në vende të ndryshme të botës.

Juria përbëhej nga emra të njohur të fotografisë si Bledar Zaganjori, Ermir Hoxha, Tima Jam, Ruggiero Di Benedetto, Panagiotis Pappas etj.