SYRI TV/ U arrestua për korrupsion në tendera, lirohet nga burgu Fierit Lefter Alla

Lefter Alla ish kryetari i Bashkisë së Bulqizës i arrestuar për korrupsion në tendera është liruar nga qelia, në burgun e Fierit. Alla, sipas drejtorisë së burgjeve është liruar pasi e ka shlyer dënimin. Alla i cili u arrestua në 16 mars 2023, u dënua me 3 vite burg por që nga gjykimi shkurtuar iu ul në dy vite. Ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës favorizoi dy kompani në një tender prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit. 

 

SYRI TV

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla i dënuar për korrupsion në tendera është liruar nga burgu pas gati 1 vit nga arrestimi. Lefter Alla u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim por për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 2 vite burg. Drejtoria e Burgjeve ka konfirmuar se Lefter Alla është liruar nga burgu Fierit në 6 Gusht të këtij viti pasi ka shlyer dënimin.

Lefter Alla u arrestua në 16 mars 2023 nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për akuzat e ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Sipas SPAK, Lefter Alla në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Bulqizës kishin favorizuar bashkimin e dy kompanive në një tender me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Bashkinë e Bulqizës.

Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e bashkisë, Enkeleda Lleshi ndryshuan kriteret e tenderit për të bërë të mundur që ai të fitohej nga kompania e paracaktuar.

Gjithashtu Lefter Allës i është ndaluar që për 5 vite të mbajë funksione publike.