Fluksi i ndërtimeve s’përputhet me kërkesën/ Bajrami: Blerësit duhet të kalojnë në filtra

I ftuar në intervistën e ditës në edicionin informativ të lajmeve, ishte agjenti imobiliar Artion Bajrami, për të folur mbi fluksin e ndërtimit dhe pastrimit të parave që vjen nga shitja e këtyre pronave.

Bajrami u shpreh se, Tirana është zona ku investitorët janë kryesisht shqiptarë dhe nuk dihet se nga burojnë të ardhurat.

Ai tha se, për një familje mesatare është e pamundur blerja e një prone me vlerë 200 deri në 400 mijë euro, dhe këto prona po blihen ose nga pjestarë të administratës ose nga persona me aktivitet të ligjshëm ose jo.

Deklarata:

"Tirana, Durrësi dhe Vlora janë tregjet më dinamike për momentin. Momentalisht Ka një fluks të lartë ndërtimesh momentalisht në këto tre zona kryesore. Kryesisht janë firma ndërtimi shqiptarë që po zhvillojnë projektet e bndërtimit. Ka dicka interesante se cmimet duhet gjykuar në raport me popullsinë shqiptare janë goxha të larta.

Është situatë paradoksale, pasi baza për këto sektore duhet të jetë shtresa e mesme e cila të jetë në gjëndjë për tu financuar dhe rritur ekonomikisht për të blerë një apartament.

Për zonat bregdetare baza për këto lloj blerjesh janë të huajt, popullsi kryesisht nga Ukraina, Polonia,Hungaria edhe nga Norvegjia.

Për pjesën e Tiranës është pak më e vështirë, ku blerjet nga të huajt janë më të rradha, janë kryesisht nga shqiptarë që kanë aktivitete të ndryshme, jashtë vendit, nuk e di të ligjshme apo të paligjshme, duhen parë statistikat.

Gjithashtu ka edhe shqiptarë të tjerë që mund të jenë të lidhur me administratën mund të kenë të ardhura të tjera që prap duhen vlerësuar janë të dyshimta apo jo.

Por janë shumë të quditshme sepse arrijnë të blejnë apartamente në qendër të Tiranës me vlera 200 mijë euro, me vlera dhe 400 mijë euro, dhe po ta mendosh për një familje normale shqiptarë është pothuajse e pamundur të blihen në mënyrë të ndërshme pa abuzuar."