Atletikë/ Luiza Gega fiton Maratonën ‘Prishtina 2024’, thyen rekordin kombëtar

Luiza Gega ka dalë fituese në Maratonën “Prishtina 2024”.

Atletja shqiptare zuri vendi e parë më garën prej 42 kilometrash, duke lënë pas atletet nga Kenia, që njihen për vrapime të gjata.

Ajo mbylli garën për 2 orë e 35 minuta e 7 të qindta, duke arritur një rekord kombëtar.

Kjo ishte hera e parë që atletja nga Shqipëria arrin të triumfojë në një maratonë.

Kujtojmë se Gega është kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.