Hezbollah hakmerret ndaj Izrelit, grupi militant lëshon breshëri raketash, të plagosur dhe dëme materiale

Grupi Hezbollah në Liban  lëshoi mbi 100 raketa në orët e para të mëngjesit së kësaj të diele drejt  Izraelit verior.

Disa prej tyre ranë pranë qytetit Haifa, ndërsa palët duket se po shkojnë drejt një lufte në shkallë të plotë pas muajsh tensionesh.

Breshëria e raketave bëri që të binin sirenat e alarmit në të gjithë veriun e vendit duke detyruar mijëra civilë të hyjnë në vendet e strehimit.

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit tha se trajtoi katër persona të cilët u plagosën nga predhat, përfshirë një burrë 76-vjeçar që u plagos në Kiryat Bialik, një vendbanim pranë Haifës, ku ndërtesat u dëmtuan dhe makinat u dogjën.

Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë sulmet ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.

Kjo hakmarrje e Hezbollahut erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut vetëm dy ditë më parë i cili vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra e fëmijë.

Grupi militant ishte ende duke u përballur me sulmin e sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale, sulm i cili shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur.