U largua nga banesa, gjendet i mbytur në përrua 70-vjeçari! Ja çfarë dyshon policia

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në një përrua në fshatin Bërsnik të Gramshit. Sipas policisë, i moshuari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

 Nga këqyrja paraprake e trupit, policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 21.09.2024, në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, është gjetur dyshohet i mbytur shtetasi S. H., 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00”, thote policia.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.