Plasin memet në rrjet/ Shteti më i ri i Baba Mondit apo Baba Edmondit

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në SHBA se ai po shqyrton mundësinë që të t’u japë bektashinjve "enklavën" e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare në rrjetet sociale kanë plasur memet nga më të ndryshmet.

Kjo deklaratë në fakt na ka habitur të gjithëve, edhe vetë klerikun Edmond Brahimaj, i njohur nga ndjekësit si Baba Mondi, duke shpjeguar se si synon të sundojë mbi një copë toke prej 27 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë.

Vetë Baba Mondi u shpreh se nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të bëhet shteti më i vogël në botë, ku sipas tij “Shteti" i ri do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të lejojë alkoolin dhe do të lejojë gratë të veshin çfarë të duan.