Ancelotti shqetësohet për dëmtimet e Bellingham dhe Dani Carvajal

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Espanyolit duke ruajtur vendin e dytë në La Liga.

Megjithatë në këtë sfidë Jude Bellingham dhe Dani Carvajal pësuan lëndime dhe u zëvendësuan.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka adresuar shqetësimet për gjendjen fizike të dy lojtarëve kryesorë, Dani Carvajal dhe Jude Bellingham.

“Carvajal ka një lëndim dhe Bellingham mori një goditje në shpatull”, zbuloi Ancelotti.

“Megjithatë nuk duken serioze deri tani, por të shohim pas ekzaminimeve mjekësore”, deklaroi Ancelotti.

Shkalla e lëndimeve do të përcaktohet pas ekzaminimit të mëtejshëm mjekësor.

Ndeshja e radhës e Real Madridit është të martën para tifozëve vendas përballë Deportivo Alaves.