VIDEO/ Paraqitje fantastike e Nedim Bajramit, mesfushori shqiptar bën protagonistin te Rejnxhers

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, ishte protagonist në duelin ndaj Dunde, që skuadra e Gllazgou Rejnxers, triumfoi me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Ligës. 

Bajrami e nisi sfidën si titullar, teksa dhuroi një asist fantastik për Desers, në minutën e 66-të, me sulmuesin që nuk fali duke vulosur shifrat në 3-0.

https://streamin.one/v/57b409d9

Bajrami qëndroi në fushë 73 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Kortes. Mesfushori shqiptar impresionoi edhe mediat skoceze me paraqitjen e tij.