Skandal në SHBA/ Gazetarja publikon foto nudo me pinjollin e familjes Kennedy

Një skandal seksual ka përfshirë sërish familjen Kennedy.

Gazetarja Olivia Nuzzi e revistës së njohur New York Magazine i ka dërguar foto thuajse nudo ish-kandidatit të sapo tërhequr presidencial Robert F. Kennedy Jr. Mediat thonin se Nuzzi dhe kandidati Kennedy kishin një marrëdhënie online romantike, dhe se 31-vjeçarja tërheqëse i kishte dërguar foto pinjollit të familjes së famshme Kennedy, që nga ana tjetër është i martuar.

 

Dyshja thuhet se kishin shkëmbyer shumë mesazhe pasi Nuzzi ishte njohur me 70-vjeçarin në një event në nëntor. Prej zhurmave të aferës, Nuzzi aktualisht është pezulluar nga puna.

Grupi i Kennedy thanë se ai është takuar personalisht vetëm një herë me Nuzzin në nëntor, por rrjeti Puck News shkruante se dyshja ishin takuar disa herë.

Në një tjetër deklaratë një zëdhënës i Kennedyt i quante deklaratat e marrëdhënies “të rreme”, duke përsëritur se ish-kandidati presidencial dhe Nuzzi ishin takuar vetëm një herë personalisht.

Edhe Nuzzi thotë se mes tyre nuk kishte një marrëdhënie fizike dhe se ajo nuk e kishte përdorur Kennedin si “burim informacioni”.

Kennedy, i biri i senatorit amerikan Robert F. Kennedy të vrarë në një aksident ajror, dhe nip i ish-presidentit President John F. Kennedy, të vrarë në atentat, akuzohet nga mediat se ishte në lidhje me Nuzzi, teksa ajo është e fejuar dhe ai vetë i martuar.

Kennedy është i martuar prej një dekade me aktoren Cheryl Hines, që u bë gruaja e tij e tretë.