Merr flakë në ecje, shkrumbohet 'Benzi' në Vlorë

Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje dhe është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në “Lungomare”, Vlorë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.