Nuk i deklaronin në sistem dhe paratë e gjobave, gjykata lë në burg 22 policët

Rikonfirmohen masat paraprake te sigurise per 22 efektivet e policise, te cilet nje dite me pare u faktua se ishin perfshire ne nje skeme vjedhjeje te pagesave te gjobave te drejtuesve te automjeteve, kryesisht shqiptareve te Kosoves.

Gjykata pas një seance maratonë të nisur që në orën 11:00 e deri në këto momente vendosi te mos ndryshoje asnje nga masat e dhena me heret

Mesohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti të të akuzuarve për akuzat e ngritura, cka ka bërë që seanca te zgjasë për disa ore.

Avokat në mbrojtje. Gjyqtarë Suada Kurti: Prokuror Artan Shtrungza.Seanca ka nis sot në orën 11:00 të paradites e është mbyll në orën 21.

1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal "Arrest me burg"

2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg"

3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, "Arrest me burg

4 Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest me burg".

5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg

6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest ne shtepi.

7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi”

8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi

9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi"

10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan," Detyrim paraqitje"

11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, "Detyrim paraqitje"

12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.

13-N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, "Detyrim paraqitje"

15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

16-Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës," Detyrim paraqitje"

17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

18-Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

19-Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje

20- Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"