Partizani-Tirana, mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit

Në “Air Albania” po luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 6-të të Superligës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, me të dy skuadrat që u munduan të shënojnë, por nuk ia arritën.

Gjithsesi, janë edhe 45 minutat e dyta, ku si të kuqtë, ashtu edhe bardheblutë, do të kërkojnë fitoren, për pikët dhe për tifozët, që kanë krijuar një atmosferë të ndezur në “Air Albania”.