Serie A/ Napoli i bën ‘bllokadë’ Juventusit

Juventusi duket se është futur në krizë goli. Bardhezinjtë e Tiago Motës regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampion me shifrat 0-0.

“Zonja e Vjetër” nuk arriti të shënonte as në duelin e ditës së sotme ndaj Napolit të Antonio Kontes, në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar. 

Vlen të theksohet fakti se si Juventusi ashtu edhe Napoli regjistruan nga një gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë sfidës. 

Me këtë barazim, Napoli u ngjit në kuotën e 10 pikëve në 5 ndeshje, ndërkohë që Juventusi ka siguruar 1 pikë më pakë në po 5 ndeshje.