Premier League/ Manchester United ndalet në transfertë nga Crystal Palace

Pas dy humbjeve dhe dy fitoreve, Manchester United e ka shijuar edhe barazimin në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” barazuan pa gola në shtëpi ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit anglez.

Ekipi i drejtuar nga Ten Hag nuk arriti të shënonte dot, ndonëse e patën dominimin në ndeshje, por Onana i shpëtoi “Djajtë e Kuq” nga humbje me super pritje.

Me këtë barazim, tani Manchester United është në vendin e 11-të me shtatë pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Crystal Palace është i 16-ti me tri pikë, teksa ende nuk e ka shijuar fitoren.