Sulmi i Izraelit në Bejrut, 31 të vdekur

Hamasi pranoi këtë të shtunë se nga sulmi ajror i se premtes u vranë 13 ushtarë të saj, në mesin e të cilit ishte komandanti i lartë Ibrahim Akil si dhe një tjetër udhëheqës i lartë Ahmed Uahbi.

Predhat izrealite i goditën në momentin kur po zhvillohej mbledhja  e njësise elitare Radëan, një grup i mbështetur nga Irani.

Në total numri i viktimave shkoi në 31, në mesin e të cilëve janë edhe tre fëmijë, ndërsa 68 të janë plagosur tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit.

Ushtria izraelite nisi sërish sulmet me raketa duke synuar më shumë se 100 objektiva në Libanin jugor. Ndërsa mësohet se dhe Libani lëshoi raketa në drejtim të veriut të Izraelit.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha në një takim të këshillit të sigurisë se shpërthimet e biperave dhe radiomarrese të martën dhe të mërkurën u mbetën të vrarë 39 persona, u kryen në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.