Zgjedhjet 2025/ Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kreun e ri të PD Forli, Emiglia Romagnia

Demokratët e diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë gjatë ditës së sotme.

Pas përfundimit të votimit në anëtar një votë, fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave.

Në garë për kreun e PD Forli në Emiglia Romagnia në Itali ishin Brunilda Dakoli, Aleks Bega dhe Gëzim Brunga.

Gjatë procesit të votimit të pranishëm nga PDSH ishte kryetarja e LDG, Albana Vokshi, si dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.