Kush janë ‘goleadorët’ e derbit Partizani-Tirana në sezonet e fundit

Xhevahir Sukaj (Partizani) dhe Idriz Batha (Tirana) janë dy golashënuesit më të mirë në derbi që nga sezoni 2013-2014, kur Partizani u kthye në Kategorinë Superiore.

Të dy kanë shënuar nga 4 gola. Nga ana tjetër, në verë u largua lojtari më i mirë i derbeve të vjetshme, Maget Gueje, i cili tundi rrjetën plot tri herë në derbet e vjetshme, duke iu shuar listës së gjatë të lojtarëve me tre gola në derbi.

Sa u përket skuadrave aktuale, golin në derbi e kanë gjetur Mba, Cara dhe Keko nga Partizani aktual.

Për Tiranën i vetmi që ka shënuar është Përgjoni, i cili nuk pritet të luajë.