VIDEO/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë - Pogradec, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Lumalas, ku një mjet tip ‘Benz’ ka goditur një këmbësore femër, e cila ka tentuar të kalojë rrugën.

E dëmtuara është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.