Bayerni me ‘5 yje’ ndaj Werder Bremen

Bayern Munchen ka marrë fitoren e radhës në Bundesligë me një rezultat të thellë.

Pasi ka mundur 9-2 në Champions League Dinamon e Zagrebit, bavarezët kanë mposhtur 5-0 në kampionat ekipin e Werder Bremen.

Ndeshja e luajtur në “Weserstadion” nuk ka pasur shumë histori.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Michael Olise, blerja e madhe e Bayern këtë verë nga Crystal Palace.

Anglezi ka realizuar dy gola dhe ka dhënë edhe dy asiste.

Kane, Musiala dhe Gnabry kanë shënuar golat e tjerë për ekipin e Kompany.

Bayerni kryeson renditjen me 12 pikë pas katër javëve të para të Bundesligës.