Debutimi në derbi, Bledi Shkëmbi sfidon dy ish-trajnerët bardheblu

Për një trajner të Tiranës, derbi është ndeshja për t’u ngjitur në majë apo për t’u ulur. Bledi Shkëmbi ka një mision të vështirë.

Duhet të thyejë dy emra, atë të Nevil Dedes dhe Emanuel Egbo, të cilët pas vitit 2017 me ngjitjen në Superiore të bardhebluve, janë trajnerët e vetëm që derbin e parë e kanë nisur me rezultat pozitiv.

I pari ishte Ze Maria, i cili në 28 shtator 2018 u mund 0- 1 nga Partizani.

Pas tij, Ardian Mema luajti në 30 nëntor 2018 dhe u dorëzua 2-1 ndaj të kuqve.

Ahmataj nuk drejtoi në derbi, ndërsa trajneri provizor që më pas fitoi titullin, Emanuel Egbo, mundi Partizanin pas 6 vitesh 2- 1.

Pas tij, Nevil Dede në 4 dhjetor 2020, barazoi 0-0. Edhe trajneri më jetëgjatë Orges Shehi e ka nisur derbin me humbje, teksa në 13 mars 2021, nuk ia doli dhe ekipi i tij u dorëzua 2-1.

Edhe Ahmataj u mund në 19 tetor 2023, 2-1. Së fundmi, Fagu është i fundit trajner që në 28 prill 2024, humbi derbin e parë të tij 2-1.

Tani Shkëmbi ka detyrë të rëndësishme që ta nisë me fitore, derbin me Partizanin.