SYRI TV/ Rama zbulon planin e fshehtë për 'New York Times', një 'Vatikan' brenda Shqipërisë

Prestigjozja amerikane New York Times, ka publikuar lajmin, se kryeministri Edi Rama, po planifikon të krijojë një shtet të stilit të Vatikanit në Shqipëri, një plan, të cilin e ka mbajtur  të  fshehtë. Ky mikroshtet që parashikohet të ketë pasaporta dhe kufijtë e vet,  do quhet  ‘Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi’ dhe sipas kryeministrit do shërbejë për të promovuar tolerancën fetare të Shqipërisë. 

SYRI TV

Shqiptarët e kanë marrë vesh nga gazeta New York Times, që kryeministri i tyre Edi Rama, po planifikon  krijimin e  një shteti sovran, brenda shtetit shqiptar. Prestigjozja amerikane ka zbuluar, ka zbuluar planin sekret të kryeministrit për të krijuar një shtet të stilit të Vatikanit në Shqipëri,  që po parashikon ta quaj, ‘Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi’. Ashtu siç është mësuar, përherë, që të  marr çdo vendim vetë, pa konsultim publik edhe në këtë rast, kur bëhet fjalë për një çështje sensitive, për të cilën qytetarët shqiptarë, mund të shpreheshin me referendum, Rama ka vendosur në fshehtësi, të krijojë një  mikroshtet për bektashinjtë, sipas tij, për të promovuar tolerancën fetare. Mungesa e transparencës, për këtë çështje, që është mbajtur e fshehtë për opinion publik në Shqipëri, konfirmohet edhe në rreshtat e artikullit, të gazetës amerikane, e cila thekson se deri më tani, Rama, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar.

‘Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë. Një mikroshtet i moderuar, do të dërgonte një mesazh: Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët’.

Me tej në artikull citohet kleriku bektashi,Edmond Brahinaj, që po përgatitet të udhëheqë atë, i njohur nga ndjekësit si Baba Mondi, i cili shpjegon se që, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të bëhet shteti më i vogël në botë, mbi një copë toke prej 27 hektarësh me administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë. Territori i shtetit të ri është propozuar të jetë në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore.

Dyshimi se ky plan i kryeministrit mund të shërbejë si një shashkë në opinionin publik për të  larguar vëmendjen, nga skandalet e fundit te qeverisë së tij, e shton më shumë faktin, që në intervistën për New York Times, Rama shprehet se kjo çështje do kërkojë kohë. 

“Ndoshta të gjithë do të thonë: Ky djalë është i çmendur. Këtë e kanë thënë shumë herë më parë. Nuk më intereson. Nuk është e rëndësishme, e çmendur apo jo, është të luftosh për mirë,” e përmbyll kryeministri intervistën në prestigjozen  amerikane.