", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/September/21/auto_demtimi1726929589.png", "width": 900, "height": 663 } }

VIDEO/ Në Serie A ndodh ky dëmtim horror, lojtarët vënë duart në kokë

Lëndim i tmerrshëm për Ruslan Malinovskyi në ndeshjen Venecia-Genoa.

Lojtari ukrainas, që në fillim të pjesës së dytë pati një kthesë të tmerrshme të panatyrshme në kyçin e këmbës.

Futbollistët në fushë kanë mbetur me duar në kokë sapo kanë parë këmbën e Malinovskit.

Në fillim të pjesës së dytë mesfushori ukrainas teksa po përgatitej të bënte një ndërhyrje në zonën e tij të penalltisë, pati një kthesë të tmerrshme në kyçin e këmbës, e cila praktikisht u lakua e tëra.

Imazhe shumë të shëmtuara dhe vetë stadiumi, pas disa minutash heshtje, i dhanë atij një duartrokitje të madhe kur mbërriti ndihma.