Dëmtohet Vedat Muriqi, mungon në sfidën e radhës së Mallorcës

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka pësuar një dëmtim.

“Pirati” do të mungojë në ndeshjen e Mallorcës ndaj Real Betisit, e cila luhet të hënën në orën 21:00.     

Padyshim ky është një lajm i keq për trajnerin e Mallorcës, Arraste, i cili ditë më parë humbi edhe sulmuesin Abdon Prats.

Sipas, Marcasai do të mungojë rreth 3-4 javë, në këtë rast ai do të humbiste dhe dy ndeshjet e tetorit me Kosovën.

Kosova dy ndeshjet e tetorit i luan ndaj Qipros dhe Lituanisë.