Flamur Noka: Bashkimi i demokratëve rrit fuqinë elektorale, të protestojmë për një qeveri teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Peshkopi sëbashku me drejtuesin e qarkut, Xhelal Mziu dhe qytetarët.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se bashkimi i demokratëve do të rrisë fuqinë elektorale dhe bëri thirrje për të protestuar për të arritur një qeveri teknike.

Postimi i plote: 

Në #Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu. Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Rruga e përbashkët dhe e vetme për të fituar në përballjen me regjimin kriminal të Ramës. Thirrje për #protesta të vazhdueshme nga #demokratët deri në pikëmbërritjen e synuar për një qeveri teknike.